Liga Premier: Më të mirët e javës së fundit
Sulmuesi i huazuar nga Chelsea shënoi golin e fitores 2-1 për Evertonin në ndeshjen ndaj Southampton për ta çuar ekipin e tij në pozitën e katërt të tabelës, madje mbi rivalin lokal Liverpoolin.
Derisa Lukaku mund t’i mungojë Chelseat, është një djalosh në ekipin Blu që kujdeset mjaftueshëm për ekipin, Eden Hazard. Belgu shënoi një gol dhe bëri paraqitje për t’u admiruar në fitoren 2-1 ndaj Liverpoolit.
Ndryshe nga ç’ishte kritikuar gjithë vitin, Joe Hart po e tregon veten së fund të tij. Njëshi i Manchester Cityt bëri ndërhyrje vendimtare, për të ndihmuar skuadrën të shënojë fitore të vështirë ndaj Crystal Palace.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e javës së fundit të vitit 2013 në Ligën Premier:
Portier: Joe Hart (Manchester City)
Mbrojtës: Mathieu Debuchy (Newcastle United); Chris Smalling (Manchester United); Seamus Coleman (Everton);
Mesfushorë defensiv: Tom Huddlestone (Hull City); Jake Livermore (Hull City)
Mesfushorë ofensiv: Pablo Hernandez (Swansea City); Eden Hazard (Chelsea); Aaron Lennon (Tottenham)
Sulmues: Romelu Lukaku (Everton); Saido Berahino (West Brom)
/Telegrafi/


