Lidhja pa përkrahje
Si duket nga praktika, qeveria ka filluar ka filluar t’i harrojë datat dhe ngjarjet e rëndësishme dhe të lavdishme historike, nëpër të cilat ka kaluar populli ynë, që dikur ishin zëri më i fuqishëm i popullit shqiptar nëpër kohë, kurse tash ka filluar të harrohet dhe anashkalohet.
Këto ditë ishte përvjetori i 133-të i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kujtesë dhe ngjarje historike e popullit tonë. Për Lidhjen çdo vit e më shumë po zbehet manifestimi dhe kremtimi për të. Por çdonjëri që jemi shqiptar pavarësisht se ku jetojmë mund të ndalemi dhe të mendojmë se një ngjarje kaq e rëndësishme historike, a meriton këtë manifestim solid?
Si duket manifestimi për “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” ka rënë kaq poshtë saqë ka marrë karakter lokal. Manifestimi për “Lidhjen” ekziston vetëm në Prizren. Nga kjo që po shohim çdo ditë e më shumë nga institucionet tona, mund të mendojmë dhe të bëjmë pyetje se: A thua nuk qenka manifestimi për “Lidhjen e Prizrenit” më i rëndësishëm se shumë manifestime tjera që vërtetë kanë karakter lokal, por që organizohen nën patronazhin e kryetarit dhe kryeministrit…?
Institucionet e Kosovës nuk ishin në gjendje të organizojnë asnjë konferencë të paktën për media, për nderë të kësaj date historike në organet qendrore në presidencë, qeveri apo në kuvend.
“Lidhja e Prizrenit” e njohur për kthesën e madhe të çështjes kombëtare, paraprijëse e Pavarësisë së Shqipërisë, por tash nuk ka kurrfarë vlere për institucionet e tashme të Kosovës, që si duket prioritet për ta tash janë punët joligjore, korrupsioni, etj etj.
Data 10 Qershor, nga viti në vit vetëm po mbetet një datë e shkruar në letër. Po sikur të ndodh në këtë datë të kemi fushat elektorale çka do të ndodhte në Prizren? Kjo çka po bëjnë institucionet tona, është mizori, sepse si duket për ta nuk ka më asgjë të rëndësishme në Kosovë.
“Lidhjes së Prizrenit” kanë filluar t’i japin karakter festivali të poezisë. Edhe këtë vit për nderë të kësaj ngjarje historike pati vetëm manifestime solide në Prizren, që të kujton se asgjë s’ka ndodh në këtë datë! Tash e tutje emri i “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” do t’i përshtatet më shumë se kurrë më parë “Lidhja e Prizrenit” vërtetë do të mbetet vetëm “Lidhja e Prizrenit”, sepse rëndësia që po i japim kësaj date është krijuar ashtu.
Dikur me “Lidhjen e Prizrenit” janë krenuar i gjithë populli shqiptar, por tash kjo datë nuk njihet as në Kosovë që për nderë të saj të bëhet një organizim shtetëror duke përjashtuar Komunën e Prizrenit, me manifestime të zbehta lokale. “Lidhja e Prizrenit” dhe qyteti i saj, vizitohen dhe përkujdesen për të vetëm në kohën e zgjedhjeve!!!
(Autori vijon studimet postdiplomike ne Fakultetin e Filologjisë)


