Please enter at least 3 characters.

Lidhja me Juven, Zidane: Nuk e planifikoj të ardhmen time me Realin, mendoj vetëm për tri ndeshjet e mbetura

2021/05/zidane-1.jpg

Zinedine Zidane është përmendur për postin e trajnerit të Juventusit, ndërsa trajneri i Real Madridit ka thënë se nuk e planifikon të ardhmen e tij me Los Blancos.

Andrea Pirlo pritet të largohet në fund të sezonit zhgënjyes, në të cilin Zonja e Vjetër rrezikon edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Mediat italiane dhe spanjolle kanë raportuar se legjenda franceze është njëri prej kandidatëve për ta marrë drejtimin e Bianconerëve.

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Granadas, Zidane është pyetur nëse e planifikon të ardhmen e tij me Real Madridin.

“Jo, unë po mendoj vetëm për tri ndeshjet e ardhshme”, është përgjigjur 48-vjeçari.

Reali është vetëm dy pikë prapa Atletico Madridit në garën për titull, teksa trajneri ka kontratë me klubin madrilen deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/