Lideri Llapi ndalet në Rahovec, shënon CR7 i Kosovës (Video)
Ndeshja kryesore e javës së 12-të në Ligën e Parë u zhvillua në stadiumin e qytetit “Selajdin Mullabazi – Mici” në Rahovec.
Llapi e dominoi fillimin e takimit si lider, por loja e KF Rahovecit ishte stabile. Nga ana tjetër, KF Rahoveci po vazhdon të tregojë lojë shumë të mirë në ndeshjet e Ligës së Parë, duke vazhduar kështu amanetin e presidentit të ndjerë, i cili e ringjalli klubin, Elvis Pistës, të cilit i takojnë meritat më të mëdha që klubi i qytetit po shkon drejt Superligës – që ka qenë dhe ëndrra e tij kryesore.
Në pjesën e parë realizator për KF Rahovecin ishte Gëzim Mullavada nga penaltia, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë (35').
Në pjesën e dytë luajti më mirë Rahoveci, që pas një aksioni të bukur, ishte Meriton Korenica për të cilin kemi raportuar për performancat e shkëlqyera se golat spektakolar, që sërish realizoi një tjetër gol të bukur.
Portieri ishte pa gjasa për një prej lojtarëve më të kërkuar në futbollin e Kosovës, i cili shquhet për teknikën e tij, gjuajtjet precize dhe pasimet vrasëse në zonën e kundërshtarit. Kësaj radhe, goditja e tij ishte fatale për portierin e Llapit.
Në vazhdim Llapi mori një penalti të dyshimtë, e po ashtu realizoi një tjetër gol të dyshimtë në minutën e 95-të, edhe pse kishte vetëm tre minuta lojë shtesë nga gjyqtari, për reazultatin përfundimtar prej 2-2.
Vendimet e gjyqtarit nxitën reagimin e tifozëve që ishin të pakënaqur me vendimet e tij.
Edhe pse u ndal në Rahovec, Llapi vazhdon të jetë lider me 27 pikë, përcjellë nga KEK-u, gjilani, Flamurtari dhe Liria që kanë nga 25 pikë. /Telegrafi/


