Libraria “Dukagjini” përzgjedh tri romanet që duhet lexuar, për ta njohur më mirë edhe Bukowskin
Një nga shkrimtarët më të njohur të pjesës së dytë të shekullit XX, Charles Bukowski, sot do të festonte ditëlindjen e tij të 99-të. Disa nga veprat më të njohur të poetit dhe romancierit që ende debatohet për stilin e tij të të shkruarit, janë si më poshtë: “Ham on Rye” - i përkthyer në gjuhën shqipe si “Bukë me sallam” - është romani i katërt i Bukowskit që shtjellon historinë e personazhit Henry “Hank” Chinaski. Hank është në fakt vet alter-egoja e Bukowskit, ndaj shumë momente të prekura në këtë libër janë të bazuara në jetën reale të autorit.
Shpeshherë, është gjuha vulgare që e shton interesin e lexuesve për Bukowskin. Kjo vlen sidomos për veprat gjysmë-autobiografike, “Post Office”, “Ham on Rye” dhe “Hollywood”. Sepse, Bukowski merret me njerëzit e rëndomtë dhe me problemet e tyre sociale dhe ekonomike, për çka revista “Time” më 1986 e cilëson si “laureat të jetës së ultë amerikane”, ndërsa për kritikun Adam Kirsch, alter-egoja Henry Chinaski është “hero i ‘pulp-fictionit’”. /Telegrafi/


