Please enter at least 3 characters.

Libraria "Dukagjini" hap qendrën më të madhe të shitjes së teksteve shkollore në Dukagjini Residence

2023/08/8F638F98-12A1-4346-8A11-A2FFD4FB965F-1.jpg

Të dashur prindër, Nga data 30 gusht, në Prishtinë, libraria "Dukagjini" hap qendrën më të madhe të shitjes së teksteve shkollore, e cila posedon botimet nga të gjithë botuesit vendorë dhe të Shqipërisë.

Kjo qendër do të jetë një ndihmesë për prindërit që të gjitha tekstet shkollore nga botuesit e ndryshëm t'i gjejnë në një vend.

Ju rikujtojmë se tekstet shkollore të botuara nga "Dukagjini" dhe nga të gjitha shtëpitë e tjera botuese i gjeni edhe në librarinë "Dukagjini" në Sheshin "Nënë Tereza" dhe në Prishtina Mall, si dhe në të gjitha libraritë e Kosovës.

Adresa: Rr. "Xhevdet Doda" Lakrishtë, objekti “Dukagjini Residence” Kati 1Orari i punës: E hënë-e diel: 09:00-19:00