LG ka filluar prodhimin e telefonit me ekran të lakueshëm
02/10/2013
LG Z do të jetë një model premium i telefonit Android, ndërsa faqja koreane thotë se tashmë ka indikacione se ky model do të mund të prezantohet zyrtarisht gjatë këtij muaji.
ZDNet thotë se telefoni i ri i mençur i LG-së do të ketë ekran të lakueshëm, mirëpo do të jetë i paketuar në mbështjellin fiks.
Kështu që telefoni i ri i LG-së do të ketë strukturë të fortë fizike, të ngjashme me televizorin e lansuar të LG-së me ekran OLED.
Mirëpo, specifikat e këtij modeli besohet se do të jenë të ngjashme me ato të telefonit LG G2, duke përfshirë edhe procesorin e fuqishëm quad-core Qualcomm Snapdragon 800. / Telegrafi /


