Please enter at least 3 characters.

LG G6 vjen në Evropë më 28 prill

2017/03/lg-g6-02.jpg

LG ka prezantuar telefonin e tyre të ri, LG G6, para disa javëve tashmë. Konsumatorët e interesuar të blejnë pajisjen në Britani të Madhe tani kanë një datë të lansimit në këtë treg.

Clove, një shitës lokal britanez, e ka listuar LG G6 në ueb faqen e tyre nën çmimin 649 funta dhe njësitë pritet të arrijnë në dyqan më 28 prill.

Në anën tjetër, Carphone Warehouse e ka një faqe ku është i regjistruar produkti, mirëpo ende nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm për shitje.

G6 vjen me ekran 5.7 inç të rezolucioneve prej 1440x2880 pikselë. Procesori që fuqizon pajisjen është Snapdragon 821, RAM memoria ka kapacitet prej 4GB ndërsa hapësira ruajtëse vjen me mundësitë e zgjedhjes mes 32GB ose 64GB.

Hapësira mund të zgjerohet përmes kartelës microSD përderisa bateria ka kapacitet prej 3,300 mAh. Sistemi me të cilin operon telefoni është Android 7.0 Nougat.