Please enter at least 3 characters.

Lewandowski deshi t’i bashkohej Realit që të luante me Ronaldon

2020/06/CristianoRobertLEwa-1-e1592225549675.jpg
348:"MADRID, SPAIN - APRIL 18: Cristiano Ronaldo (L) of Real Madrid CF clashes hands with Robert Lewandowski (R) of Bayern Muenchen after the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Real Madrid CF and FC Bayern Muenchen at Estadio Santiago Bernabeu on April 18, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Para se t’i bashkohej Bayern Munichut, Robert Lewandowski kishte dashur t’i bashkohej Real Madridit, në mënyrë që të luante me Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi polak iu bashkua bavarezëve në vitin 2014 si lojtar i lirë nga Borussia Dortmundi dhe ka shkëlqyer me fanellën e kampionit gjerman.

Megjithatë, karriera e 31-vjeçarit ka mundur të ishte ndryshe nëse do ta ndiqte dëshirën e tij për të qenë bashkëlojtar i Ronaldos.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Ish-këshilluesi i tij, Cezary Kucharski, ka treguar se Lewa kishte dashur të luante në Santiago Bernabeu, por ai bindi që të shkonte në Allianz Arena.

“Në një pikë moment gjatë bisedimeve, ai nuk donte të nënshkruante kontratë me Bayernin dhe dëshironte të shkonte te Real Madridi, sepse atje luante Ronaldo”.

“E binda se ai duhej të ishte sulmuesi numër një në klubin ku do të luante. Te Real Madridi do ta tejkalonte Karim Benzeman në një moment, mirëpo nuk mund ta lejoja të shkonte në një klub si i dyti (prapa Ronaldos) duke marrë parasysh statusin që kishte asokohe”, ka deklaruar Kucharski për kanalin polak në YouTube, Futbolownia. /Telegrafi/