Please enter at least 3 characters.

Letra misterioze e mbështjell me peshqir e Safonov - si portieri i PSG-së “lexoi” Flamengon dhe priti katër penallti

Para fillimit të penalltive në finalen e Intercontinental Cup mes PSG-së dhe Flamengos, portieri i skuadrës parisiene, Matvey Safonov, u pa duke biseduar me stafin teknik dhe më pas mori një shënim të fshehur, të mbështjellë në një peshqir.

Në letër kishte udhëzime konkrete mbi drejtimet se ku lojtarët e Flamengos pritej të gjuanin penalltitë.

Safonov e mbajti shënimin me vete gjatë gjithë serisë së penalltive, pa e lëshuar asnjë moment deri në fund. Dhe plani funksionoi në mënyrë perfekte.


Portieri rus u shndërrua në heroin absolut të PSG-së, duke pritur plot katër nga pesë penalltitë e lojtarëve të Flamengos dhe duke i siguruar skuadrës franceze fitoren pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt dhe vazhdimet.

Performanca e Safonovit jo vetëm që shpëtoi PSG-në pas gabimeve të Ousmane Dembele dhe Bradly Barcolas nga pika e bardhë, por edhe tregoi rëndësinë e analizës, përgatitjes dhe detajeve të vogla që vendosin trofe.

- YouTubewww.youtube.com

Në fund, letra “sekrete” dhe qetësia e portierit bënë diferencën. /Telegrafi/