Please enter at least 3 characters.

Lëshohet në përdorim sistemi pikë për pike për prodhimin e orizit

2016/06/Orizin-ne-Koçan-sistem-i-ri-i-mbjelljes.jpg

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Mihail Cvetkov, sot në Koçan do ta lëshojë në përdorim sistemin pikë për pike për prodhimin e orizit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për projektin e USAID-it për ekspazionin e bizneseve të vogla, në suaza të së cilit do të emërohet fillimi i iniciativës së re për zhvillimin rural 'Prodhimtari e përmbajtur e orizit', përmes së cilës në këtë vit eksperimentalisht është siguruar sistem për ujitje pikë për pike për prodhimtarinë e orizit.

Projekti i USAID-it është bashkëfinancuar nga Ambasada zvicerane në Maqedoni, ndërsa ngjarja është organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Komuna e Koçanit, Instituti për oriz në Koçan dhe Agjencia për nxitje të zhvillimit të bujqësisë. /Telegrafi/