Please enter at least 3 characters.

Leonora Jakupi merr të dy dozat e vaksinës anti-COVID, iu bën thirrje fansave që të vaksinohen

2021/08/leonorajakupi_204222822_300280841826230_2096103222150211368_n-e1629986028755.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka bërë të ditur se i ka marrë të dy dozat e vaksinës kundër coronavirusit.

Ajo publikoi në InstaStory një imazh nga momenti i marrjes së vaksinës anti-COVID në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ajo ka pozuar pranë infermierëve që po shërbejnë në këtë qendër të vaksinimit, duke i falënderuar për punën e bërë.

“Doza e dytë u krye! Faleminderit stafit të mrekullueshëm të qendrës për vaksinim 1 tetori", ka shkruar Jakupi në InstaStory.

Leonora duket se është një nga këngëtaret që po i bashkohet kauzës së ndërgjegjësimit për mos-neglizhimin e procesit të marrjes së vaksinës.

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Javë më parë edhe Ministria e Shëndetësisë nisi një kampanjë vetëdijësuese, duke përdorur fytyra publike për t’iu kërkuar njerëzve që të vaksinohen kundër COVID-19, në mënyrë që të jenë më të sigurt. /Telegrafi/