Please enter at least 3 characters.

Leonardo në bisedime me Brugge për Groeneveld

2019/01/Arnaut-Groeneveld-B-e1548056612713.jpg
287:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 03: Arnaut Groeneveld of Club Brugge runs with the ball during the Group A match of the UEFA Champions League between Club Atletico de Madrid and Club Brugge at Estadio Wanda Metropolitano on October 3, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Raportohet se Milani është shumë afër të nënshkruajë me sulmuesin e Club Brugge, Arnaut Danjuma Groeneveld.

Sipas Gazzetta dello Sport  dhe Sport Mediaset, drejtori Leonardo është në negociata të avancuara me klubin belg.

Gjithsesi prite që lojtari të qëndrojë në Brugge deri në fund të sezonit dhe pastaj do t'i bashkohet klubit kuqezi në sezonin e ri 2018/19.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Lojtari mbush 22 vite në muajin e ardhshëm dhe tashmë ka dy paraqitje me Përfaqësuesen e Holandës, nuk ka munguar edhe goli nga ai.

Groeneveld preferon të luajë si sulmues i majtë, por mund të luajë në anën e djathtë dhe si sulmues i dytë.

Brugge e ka nënshkruar atë nga NEC Nijmegen për një milionë euro në verën e 2018.

Deri më tani në 15 paraqitje ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime. /Telegrafi/