Leonardo DiCaprio lyen flokët dhe vetullat
Leonardo DiCaprio tërhoqi vëmendjen në CinemaCon të këtij viti në Las Vegas, ku prezantoi filmin e tij të fundit.
Përveçse ishte filmi i tij i parë i madh që nga “Killers of the Flower Moon” në 2023, DiCaprio befasoi edhe me pamjen e tij të re.
Aktori 50-vjeçar është shfaqur në tapetin e kuq me flokë dhe vetulla të lyera.
Atij iu bashkuan në këtë event koleget e tij të filmit, Teyana Taylor dhe Regina Hall, të cilat gjithashtu tërhoqën vëmendjen me zgjedhjet e tyre të modës.
DiCaprio më parë kishte flokë dhe vetulla më të çelura.
“One Battle After Another” me regji dhe shkrim nga Paul Thomas Anderson, është një përshtatje e romanit Vineland të Thomas Pynchon të vitit 1990.
DiCaprio luan një rebel në film, i cili përpiqet të shpëtojë vajzën e tij të rrëmbyer, dhe komploti, sipas vetë aktorit, politikisht dhe kulturalisht është "thellë i rrënjosur në psikikën kolektive të sotme".


