Please enter at least 3 characters.

Lenglet thotë se të punosh me Messin është mësim ditor

2018/12/Clement-Lenglet-e1543833217416.jpg
234:"BARCELONA, SPAIN - AUGUST 15: Clement Lenglet of FC Barcelona looks on during the Joan Gamper Trophy match between FC Barcelona and Boca Juniors at Camp Nou on August 15, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, është shprehur i lumtur me aventurën e tij te Barça.

Francezi ka thënë se po mëson shumë nga të gjithë, posaçërisht nga Lionel Messi.

"Messi? Nuk është vetëm ai, por natyrisht është kënaqi ditore të stërvitesh dhe të mëson nga ai".

"Nga ai mund të mësosh shumë gjëra", ka thënë Lenglet për yllin argjentinas.

Këtë sezon 23-vjeçari është paraqitur në 15 ndeshje për skuadrën katalunase në të gjitha garat, ai ka arritur të shënojë edhe një gol.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Lenglet iu bashkua Barçës nga Sevilla gjatë verës së 2018 për 35 milionë euro.

Karrierën e tij profesionale e ka filluar te skuadra franceze, Nancy, por është ende në pritje të ftesës nga Përfaqësuesja e Francës. /Telegrafi/