Please enter at least 3 characters.

Lëndohet rëndë shqiptari në një aksident komunikacioni në Kroaci

2021/08/a2252f87-c881-4a1e-a34a-ed35b2722fbb.jpg

Sot rreth orës 10:30 pati një përplasje të dy veturave në Soline në Kroaci.

Dy automjete u përfshinë në aksident, raporton mediumi kroat index.hr.

Mësohet se një shtetas shqiptar, i cili drejtonte një veturë me targa italiane, është lënduar shumë rëndë.

Dy persona u transportuan në spitalin më të afërt të qytetit dhe po trajtohen nga mjekë.

Ndryshe, policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë nis hetimet. /Telegrafi/