Please enter at least 3 characters.

Lëndim i rëndë për Chiellinin, operim dhe muaj të tërë jashtë fushave

2019/08/GettyImages-1163604639.jpg
230:"PARMA, ITALY - AUGUST 24: Giorgio Chiellini of Juventus gestures during the Serie A match between Parma Calcio and Juventus at Stadio Ennio Tardini on August 24, 2019 in Parma, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, pas analizave është diagnostikuar me këputje të ligamentit kryqëzues në gjurin e djathtë dhe do të operohet.

Bianconerët njoftuan për lajmin këtë mbrëmje, pasi lojtari pësoi dëmtimin gjatë seancës së sotme stërvitore.

Më shumë detaje do të mësohen pas operacionit, por ky lloj dëmtimi zakonisht për rimëkëmbje merr të paktën tre deri në gjashtë muaj.

"Gjatë stërvitjes së sotme, Giorgio Chiellini, mori një dëmtim të gjurit të djathtë".

"Testet diagnostikuese të kryera në J | Medical treguan një dëmtim në ligamente të gjurit të djathtë. Do të jetë e nevojshme që të bëhet operacion, në ditët në vijim”, thuhet në deklaratën e klubit.

Një goditje e madhe për kampionët disa orë para sfidës së madhe ndaj Napolit që zhvillohet të shtunën në mbrëmje.

Mbrojtësi 35-vjeçar ka vuajtur shpesh nga lëndimet muskulore, por një dëmtim i tillë është për ë i pari.

Pas kësaj Daniele Rugani nuk do të largohet, sikurse edhe Merih Demiral. /Telegrafi/