Lejoi pasagjerët të nxirrnin trupin jashtë dritares së veturës në Pejë, gjobitet vozitësi
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj një vozitësi, pas dy rasteve të kundërvajtjeve të evidentuara dhe të publikuara në media e rrjete sociale.
Rasti i parë ka ndodhur më 12 gusht 2026, kur vozitësi kishte lejuar që pasagjerët në ulësen e pasme të nxirrnin pjesë të trupit jashtë dritares së automjetit. Pamjet e kësaj ngjarjeje u publikuan në disa portale, pas së cilës Policia e Kosovës e ftoi vozitësin për intervistim.
Ndaj tij u shqiptua gjobë prej 100 eurosh për kundërvajtjen e kryer.
Ndërkohë, më 16 gusht 2026, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, Policia identifikoi një tjetër shkelje.
Në pamje shihet vozitësi duke kryer në mënyrë të vrullshme një kthim gjysmërrethor, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
"Me datёn 12.08.2026, kundёrvajtёsi ka lejuar qё pasagjerёt nё ulёsen e prapme tё dalin me njё pjesё tё trupit jashtё nga dritarja e veturёs, kjo ngjarjё ёshtё publikuar nё disa portale, dhe Policia menjёhere e ka ftuar vozitёsin dhe ndaj tij ёshtё shqiptuar tiketa prej:100 euro. Me datёn 16.08.2026, Pas publikimit tё videos nё rrjetet sociale, ku shihet kundёrvajtёsi duke bёrё nё menyrё tё vrullshme kthimin gjysёmrrethor me kёtё gjest ka rrezikuar pjesёmarrёsit tjerё nё trafik, Policia e ka ftuar dhe ndaj tij ёshtё shqiptuar tiketa prej: 150 euro", thuhet në njoftim. /Telegrafi/


