Please enter at least 3 characters.

Legjenda e Liverpoolit, Heskey: Aubameyang do ta dërgojë Arsenalin në katërshe

2019/10/Auba-Arsenali-e1570777309790.jpg
301:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 30: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Manchester United and Arsenal FC at Old Trafford on September 30, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-sulmuesi i njohur anglez i Liverpoolit, Emile Heskey beson se Arsenali mund të përfundojë në top katërshe në Ligën Premier.

Klubi londinez përfundoi në katër vendet e para në 20 sezone radhazi me Arsene Wenger, por e ka përfunduar në tri sezonet e fundit jashtë katërshes.

"Arsenali ka shkuar në heshtje këtë sezon dhe duhet patjetër të jetë i sigurt për një fund në katërshen më të mirë", ka thënë fillimisht Heskey për bwin.

"Ata po marrin rezultate dhe kanë disa lojtarë të shkëlqyeshëm të rinj që vijnë përmes akademisë".

"Aubameyang me të vërtetë i ka vendosur këmbët në ligë dhe duket sikur ai mund të shënojë në çdo lojë".

"Ai është makthi i një mbrojtësi, sepse ka nevojë vetëm për një shans. Ai luan në mendjen e një mbrojtësi shumë më tepër kur e dini se një gabim dhe ai djalë do t'ju dënojë".

"Ai është i uritur për gola dhe mund të bëjë shumëçka nga asgjë, ai ishte një blerje e jashtëzakonshme nga klubi", përfundoi legjenda e Reds. /Telegrafi/