Please enter at least 3 characters.

Legjenda Berbatov motivon bullgarët: Le të fitojmë sonte ndaj Kosovës

2019/06/Berbatov-1.jpg
242:"TURIN, ITALY - SEPTEMBER 09: Dimitar Berbatov of Bulgaria during the FIFA 2010 World Cup Qualifying Group 8 match between Italy and Bulgaria at Olimpico Stadium on September 9, 2009 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda e futbollit bullgar, Dimitar Berbatov është i bindur në fitores e sotme ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

Ish-sulmuesi i Tottenhamit dhe Manchester United me shumë gjasa do të jetë i pranishëm në stadiumin nacional ‘Vasil Levski’ për të mbështetur nga afër kombëtaren e tij.

Berbatov, i cili mban rekordin e paraqitjeve me Bullgarinë me 78 sosh dhe duke shënuar 48 gola, ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa shihet se gjendet në Sofje, në vendin ku edhe do të zhvillohet ndeshja e sotme.

“Njerëz, përshëndetje nga kryeqyteti i Bullgarisë, Sofje”.

“Java është duke filluar fuqishëm, kështu që le të fitojmë sonte”, tha në videon e publikuar ai.

Kosova përballet me Bullgarinë sonte në kuadër të grupit A të kualifikimeve për Euro 2020, ku në dy ndeshjet e para ‘Dardanët’ tubojnë dy pikë.