Ledri Vula dhe Claydee vijnë me këngën e re "Jeta ime"
Dy artistët e njohur të skenës muzikore, Ledri Vula dhe Claydee, kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor që mban titullin “Jeta ime”.
Projekti i ri është shoqëruar edhe me një videoklip me atmosferë verore, i cili i përshtatet ritmit dhe energjisë së këngës.
Dyshja kanë zgjedhur të bashkojnë stilet e tyre muzikore për të sjellë një krijim të ri për publikun.
Për tekstin e këngës janë përkujdesur Faton Shoshi, Ledri Vula dhe Claydee Lupa, duke sjellë një mesazh të veçantë përmes vargjeve të saj.
Ky bashkëpunim vjen si një tjetër projekt i rëndësishëm në karrierën e dy artistëve, të cilët kanë qenë vazhdimisht aktivë me publikime të reja dhe projekte muzikore që kanë marrë vëmendjen e fansave.
“Jeta ime” pritet të jetë një nga këngët që do të shoqërojë dëgjuesit gjatë kësaj vere, derisa fansat kanë mirëpritur kombinimin e dy emrave të njohur të muzikës shqiptare.
Të plotë tashmë mund të ndiqni në YouTube, në kanalin zyrtar të Ledrit. /Telegrafi/


