Please enter at least 3 characters.

Ledina Çelo emocionohet pas 'performancës' së Vaçe Zelës në festivalin e RTSH-së (Foto)

2016/12/ledina1-e1482526222688.jpg

Nata finale e Fesitvalit të Këngës në RTSH ka filluar me një performancë përkujtimore për artisten e madhe Vaçe Zela.

Në ekranin e sallës së Pallatit të Kongreseve është transmetuar kënga "Moj Arbëri", e cila ka emocionuar publikun në masë të madhe, dhe më pas ka bërë që të gjithë të ngriten në këmbë në shenjë nderimi.

E emocionuar nga kjo këngë madhështore ka ngelur edhe prezantuesja e festivalit, këngëtarja Ledina Çelo, e cila ka shpërthyer në lot pas përfundimit të performancës.

Në këtë natë plot 14 artistë do të konkurrojnë për çmimin e madh, i cili e dërgon drejt "Eurovisionit". /Telegrafi/

Ledina Çelo emocionohet pas përfundimit të 'performancës' së Vaçe Zelës