Please enter at least 3 characters.

LeBron thyen rekordin e Jordan

2016/01/lebron-thyen-rekordin-e-jordan_hd.jpg

Në këtë mënyrë, Heat ngriti epërsinë në 3-1 dhe është pranë kualifikimit në finalen e katërt radhazi.

Në histori të NBA vetëm Celtics dhe Lakers kanë luajtur katër herë radhazi në finale dhe Miami tash e ka shansin ta barazojë këtë rekord.

Njeriu kryesit i Heat edhe në këtë ndeshje ishte LeBron James me 32 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.

Në këtë mënyrë, ai e ka kaluar Michael Jordanin për numrin e ndeshjeve me së paku 25 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.

James tash ka 74 ndeshje të tilla, ndërsa Jordan ka qenë kaq i efektshëm në 73 takime. Pasojnë Larry Bird (53) dhe Kobe Bryant (52). /Telegrafi/