Please enter at least 3 characters.

LeBron refuzon t'i kritikojë bashkëlojtarët për mungesë angazhimi

2018/04/Lebron.jpg
477:"INDIANAPOLIS, IN - APRIL 20: LeBron James #23 of the Cleveland Cavaliers reacts in the second half of game three of the NBA Playoffs against the Indiana Pacers at Bankers Life Fieldhouse on April 20, 2018 in Indianapolis, Indiana. The Pacers won 92-90. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using the photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Joe Robbins/Getty Images)
12:"Getty Images

LeBron James ka refuzuar t'i kritikojë bashkëlojtarët e tij pas humbjes së Cleveland Cavaliers në ndeshjen e tretë të 'play-offit' nga Indiana Pacers.

Cavaliers patën epërsi prej 17 pikësh në fund të pjesës së parë, mirëpo në dy çerekët e fundit ata e humbën përqendrimin dhe kundërshtari e fitoi ndeshjen me dy pikë epërsi (92-90).

(Foto: Getty Images)

Në këtë mënyrë, Indiana është në avantazh prej 2-1 me lojë në kuadër të rrethit të parë të serive të 'play-offit'.

Pas ndeshjes së zhvilluar në Bankers Life Fieldhouse, gazetarët e kanë pyetur lojtarin kryesor të Clevelandit në lidhje me kontributin e bashkëlojtarëve të tij.

(Foto: Getty Images)

"Çfarë po kërkoni nga unë? Mendoni se do t'i hedh bashkëlojtarët e mi nën autobus? Unë nuk jam i tillë".

"Basketbollistët duhet të luajnë më mirë. Duke më përfshirë edhe mua. Unë i humba gjashtë topa. Isha i tmerrshëm në çerekun e tretë, nuk munda të bëj asnjë gjuajtje", është shprehur LeBron, citon SlamOnline.

James e përfundoi ndeshjen me 28 pikë, 12 kërcime dhe tetë asistime. /Telegrafi/