LDK vazhdon fushatën, Osmani dhe Abdixhiku me tubime në pesë qytete të Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se sot kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojnë një seri tubimesh me qytetarë në disa qytete të vendit.
Sipas njoftimit, takimet do të mbahen në pesë lokacione të ndryshme, ku dy liderët pritet të prezantojnë vizionin e tyre për zhvillimin e vendit, rritjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Agjenda e takimeve është si më poshtë:
- Malishevë – 15:00
- Suharekë – 16:00
- Gjakovë – 17:30
- Lipjan – 19:00
- Prishtinë (Dega II) – 20:00
LDK ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto tubime, duke theksuar se qëllimi është diskutimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe prezantimi i programit politik të partisë.
“Nga Malisheva në Suharekë, nga Gjakova në Lipjan e deri në Prishtinë, takohen me qytetarë për të shpalosur vizionin për një Kosovë me më shumë zhvillim, më shumë dinjitet dhe më shumë mundësi për secilin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


