Please enter at least 3 characters.

LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në seancën për presidentin që do të mbahet të martën.

Kështu kanë bërë të ditur nga LDK-ja për Telegrafin.

“Jo nuk do të marrim pjesë”, thanë shkurt nga LDK.

Ndryshe, sot për në ora 10:00 është vazhdimi i seancës të së hënës për presidentin.

Sot në mesnatë është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit. /Telegrafi/