Please enter at least 3 characters.

LDK në mbledhje urgjente

2016/07/Selia-e-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto momente është duke mbajtur një mbledhje në selinë e saj qendrore në Kompleksin “Qafa”.

Arsye se pse është thirrur kjo mbledhje mund të jetë anulimi i mbledhjes së Qeverisë, ku do të procedohej marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, por edhe ndoshta për tkurrjen e ministrive.

Këtë të fundit e ka përmendur sot gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Para parkingut të selisë së LDK-së janë duke u parë veturat e të gjithë zyrtarëve të LDK-së, përfshirë kryetarin Mustafa dhe anëtarët tjerë, njofton Klan Kosova.