LDK mban tubimin e madh elektoral hapës të fushatës të enjten, në sallën 1 tetori
25/05/2026
Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se mban tubimin e madh elektoral hapës të fushatës më 28 maj, të enjten.
Siç thuhet në njoftimin e tyre, ky tubim mbahet nga ora 18:00 në sallën 1 tetori.
‘’TUBIMI I MADH ELEKTORAL!
Të enjten, më 28 maj, nga ora 18:00 ju presim në tubimin e madh elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë tubim, do të bëhet edhe zyrtarisht hapja e fushatës si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë.
Shihemi të enjten, në sallën 1 tetori në Prishtinë, nga ora 18:00.
Bashkohu’’, thuhet në njoftimin e tyre.


