Please enter at least 3 characters.

Lazio dhe Roma luajnë pa gola në derbi

2018/04/RomaLAzio-4-e1523824079816.jpg
231:"Luiz Felipe Ramos e Radja Nainggolan 15-04-2018 Roma Campionato Italiano Serie A Tim incontro SS Lazio Vs AS Roma allo stadio Olimpico di Roma. Match day SS Lazio Vs AS Roma at the Olimico Satium in Rome. @ Marco Rosi / Fotonotizia
10:"Marco Rosi

Ka përfunduar pa gola derbi i kryeqyteti italian, ndërmjet Lazios dhe Romës, i vlefshëm për javën e 32-të në Serie A.

Bruno Peres pati një prej rasteve më të mira në gjysmën e parë të takimit në Stadio Olimpico duke arritur ta godasë shtyllën.

(Foto: Getty Images)

Skuadrat u treguan të vëmendshme edhe në pjesën e dytë, me ç'rast munguan golat, ndërsa ky është një lajm i mirë edhe për portierin shqiptar, Thomas Strakosha, i cili e mbajti portën të paprekur.

Në minutat shtesë, Edin Dzeko e goditi shtyllën transversale, ndërsa menjëherë pas, një tjetër goditje e tij shkoi shumë pranë portës.

Duhet theksuar se në minutën e 80-të, Lazio mbeti me një futbollist më pak, pasi Stefan Radu u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

(Foto: Getty Images)

Pas këtij barazimi, Roma dhe Lazio mbajnë pozitat tre dhe katër, respektivisht, me pikë të barabarta (nga 61).

Interi që synon një vend në Ligën e Kampionëve është në pozitën e pestë në tabelë me një pikë më pak.

(Foto: Getty Images)

Roma është nikoqir i Genoas në xhiron e ardhshme, kurse Lazio është mysafir i Fiorentinas. /Telegrafi/