Please enter at least 3 characters.

Laxalt e dëshiron largimin nga Milani

2019/08/laxalt.jpg
223:"MILAN, ITALY - APRIL 24: Diego Laxalt of AC Milan controls the ball during the TIM Cup match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on April 24, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Diego Laxalt pohon se nuk ka asnjë preferencë midis Italisë apo jashtë vendit, për sa kohë që është një klub i madh, pasi lojtari është gati të largohet nga Milano.

Anësori uruguaian u transferua në vitin e kaluar nga Genoa për 14 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën, por ai kishte vetëm 29 paraqitje gjatë gjithë sezonit

Lojtari 26-vjeçar tashmë është takuar me Marco Giampaolon që i ka bërë me dije se nuk është në planet e tij për sezonin e ri.

Diego Laxalt (Foto: Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images/Guliver)

"Ende nuk ka asnjë lajm, por të martën pasdite kemi një takim të planifikuar në Casa Milan për të biseduar me drejtorët e kuqezinjve", ka thënë agjenti Ariel Krasouski për Milannews.it.

"Ne nuk kemi asnjë preferencë midis Italisë apo jashtë vendit, për sa kohë që është një klub i madh"

Laxalt gjendet në Itali që nga viti 2013 duke luajtur për skuadrat si, Interin, Bolognan, Empoli, Xhenova dhe Milanin. /Telegrafi/