Please enter at least 3 characters.

Late night shopping në Librarinë Dukagjini!

2024/07/original-59FA1233-3174-4BFD-BD70-3D6E0BB302D3-e1722418030710.png

Në rutinën tonë të mbrëmjes, mund të kemi shumë shprehi si: dalja në një bar, ca pije me miq, të dëgjojmë artistë të ndryshëm duke performuar, por nuk e kemi shprehi të dalim natën për të blerë libra!

Por, këtë të enjte më datë 1 gusht, Libraria Dukagjini ka menduar diçka shumë të veçantë për libradashësit e vërtetë!

Late Night Shopping do të jetë një mundësi më ndryshe e të blerit libra.

Nga ora 21:00- 24:00, lexuesit tanë mund te vizitojnë librarinë, të shfletojnë libra nën tingujt e pianos, trumpetës dhe drums.

Me pak pije dhe ushqim, një "shopping" të tillë e dimë që ende nuk e keni provuar.

Mbi të gjitha, pjesa më e pëlqyer për lexuesit do të jetë zbritja e madhe që libraria do të ofroj gjatë kësaj ore (21:00-24:00).Çdo titull dhe aksesorë do të jetë me 30% zbritje!

Libraria Dukagjini mezi pret t'ju takoj, të enjten në ora 21:00!