Please enter at least 3 characters.

Largohet edhe një billbord me flamur të Serbisë në një kodër të Zveçanit

2024/02/e7db55e4-e10d-4a4f-b8ea-950990827589-e1706789732704.jpg

Policia e Kosovës sot ka larguar edhe një billbord që ishte në një kodër të Komunës së Zveçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Sot Policia e Kosovës ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut derisa në vizit ishte Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Pushtetit Lokal. Gjatë kësaj kohe është largu edhe billbordi që ishte në kodër aty në afërsi”, ka thënë Elshani.

Siç merr vesh Telegrafi në këtë billbord ishte flamuri i Serbisë.

Ndryshe, ditë më parë ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla kishte thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të duhet të jetë ambasada e saj në Prishtinë. /Telegrafi/