Please enter at least 3 characters.

Largimi i Ronaldos nga Reali: Klubet që mund ta transferojnë CR7 – ku qëndron e ardhmja e portugezit (Foto)

2017/06/CristianoRonaldo-1.jpg

Cristiano Ronaldo është duke menduar të largohet nga Real Madridi, gjegjësisht nga Spanja, pasi që superyllit të futbollit nuk i pëlqen mënyra e trajtimit nga autoritetet spanjolle të tatimeve.

Mirëpo, duke qenë se në nëntorin e kaluar nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me Los Blancos me një klauzolë prej një miliard eurosh, klubet që duan ta transferojnë 32-vjeçarin duhet të përgatiten për të shpenzuar shumë.

(AFP)

Pos shifrës së transferimit, paga e CR7 është shumë e lartë, pasi Forbes e ka vlerësuar si sportistin më të paguar në botë për këtë vit.

(AFP)

Prandaj, Telegrafi jua sjell më poshtë klubet që konsiderohen të denjë dhe favoritë për ta blerë Ronaldon dhe gjasat e tyre sipas Sky Bet:

Manchester United (gjasat 7/4)

Paris Saint-Germain (11/2)

Klubet nga superliga kineze (20/1)

Klubet nga MLS (20/1)

Manchester City (33/1)

Qëndrimi në Real Madrid (8/13)

(Supplied)

/Telegrafi/