Please enter at least 3 characters.

Laporta e bën të qartë të ardhmen e Frenkie de Jong

2022/07/de-jong-laporta.jpg

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur edhe një herë për të ardhmen e mesfushorit Frenkie de Jong, i cili është lidhur me një largim këtë verë.

Emri i De Jong është njëri nga më të përfolurit në këtë afat kalimtar pasi është përmendur shumë një largim nga Camp Nou.

President i Barcelonës, Laporta u pyet përsëri për të ardhmen e mesfushorit holandez, i cili ka qenë i lidhur me një transferim te Manchester United, por nuk ka hezituar ta konfirmoj të ardhmen e tij me katalunasit.

“De Jong është një lojtar i Barcelonës dhe ne, nëse nuk kemi nevojë, nuk duam ta shesim atë”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Ne e dimë se ai ka oferta. Nëse në ndonjë moment njëri prej tyre do të na interesonte, do ta shisnim. Por tani për tani ne nuk do ta bëjmë”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

Këto komente të Laportës erdhën gjatë prezantimit të Franck Kessie te Barcelona. /Telegrafi/

Top 5