Please enter at least 3 characters.

Land Rover Defender i ri do të lansohet më 2018 (Foto)

2016/10/Land-Rover-Defender-i-ri-do-të-lansohet-më-2018-foto.jpg

Vetëm pak ditë pasi lansoi modelin Discovery, kompania britanike ka bërë të ditur se pas dy vitesh do ta lansojë një Defender të ri.

Mësohet se kjo veturë e destinuar për terrene të vështira, do të ketë arkitekturë alumini të bazuar në Discovery, Range Rover dhe Range Rover Sport, transmeton Telegrafi.

Por, nuk do të jetë e ngjashme me Evoque apo Discovery Sport.

Mësohet se dizajni është finalizuar, ndërsa inxhinierët janë duke i testuar disa nga pjesët që e vënë në lëvizje veturën.

Ky Land Rover pritet të ketë ndryshime të mëdha, që do të pranohen menjëherë nga entuziastët e këtij brendi. /Telegrafi/