Please enter at least 3 characters.

LAMM: Pritje deri në 40 minuta në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran

pritje
2018/02/pritje.jpg
2018/02/pritje.jpg

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe “Dojran” ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 40 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.