Lamborghini Temerario Spyder kapet duke u testuar
14/06/2026
Lamborghini Temerario shërben si një pasardhës i denjë i Huracan-it të fuqishëm, i cili erdhi para tij.
Ashtu si Huracan, Temerario do të ketë disa versione dhe ndoshta disa botime speciale.
I pari duket të jetë një Temerario Spyder kabriolet.
CarSpyMedia kapi pamjet e një Temerario Spyder të veshur me kamuflazh duke u ngarë me shpejtësi në pistën e Nurburgringut në Gjermani.
Pritet që vetura të duket dhe të performojë po aq mirë sa versioni coupe, falë motorit të fuqishëm V8 4.0 litra me dy turbo dhe sistemit hibrid me tre motorë.


