Lajm i dhimbshëm për yllin e Holandës, Cody Gakpo dhe partnerja e tij humbin foshnjën
Futbollisti i Holandës dhe i Liverpoolit, Cody Gakpo, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij personale gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2026.
Vetëm dy ditë para ndeshjes së fazës eliminatore ndaj Marokut, Gakpo dhe partnerja e tij, Noa van der Bij, njoftuan se kishin humbur djalin e tyre të palindur.
Lajmin e dhimbshëm e bëri publik Noa përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe një fotografi prekëse dhe zbuloi se çifti e kishte pagëzuar foshnjën me emrin Elijah Raphael Gakpo.
"Me zemër të thyer ndajmë lajmin se djali ynë i vogël ndërroi jetë gjatë shtatzënisë. Faleminderit për gjithëve për mbështetjen tuaj", shkroi ajo.
Vetëm katër javë më parë, çifti kishte ndarë me publikun lajmin e gëzueshëm se po prisnin një fëmijë. Ata nga martesa e tyre kanë një djal.
Kjo tragjedi vjen në një moment kur Holanda po përgatitet për ndeshjen e fazës së 1/16-tës së finales së Kupës së Botës, pasi e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë.
Në këto momente të vështira, Gakpo dhe familja e tij kanë marrë mesazhe të shumta ngushëllimi dhe mbështetjeje nga tifozët, bashkëlojtarët dhe komuniteti i futbollit, ndërsa lojtari ka kërkuar që privatësia e familjes të ruhet. /Telegrafi/


