Please enter at least 3 characters.

Lacazette: Mund të jem edhe më i lumtur  

2019/04/Lacazette-Napoli.jpg
291:"NAPLES, ITALY - APRIL 18: Alexandre Lacazette of Arsenal celebrates after scoring the 0-1 goal during the UEFA Europa League Quarter Final Second Leg match between S.S.C. Napoli and Arsenal at Stadio San Paolo on April 18, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Alexandre Lacazette po shijon një sezon produktiv me Arsenalin, por pretendon se ai mund të jetë edhe më i lumtur sesa që është tani.

Sulmuesi francez iu kthye golit në udhëtimin e tij fundit për Topçinjtë duke shënuar një gol të bukur nga goditja e dënimit ndaj Napolit.

Ky gol vulosi kalimin e Arsenalit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe francezi ka thënë se ai është i lumtur për këtë, por mund të jetë edhe më i lumtur.

"Bëj një nga punët më të bukura në botë, edhe pse mund të jem edhe më i lumtur".

"Kur jam në fushë, sigurisht që ka gëzim, në fushë dhe jashtë, unë rri i qeshur, duhet të buzëqeshësh në jetë", ka thënë Lacazette për RMC Sport.

Ndryshe, francezi ka kontribuar deri më tani me 16 gola në të gjitha garat për Arsenalin. /Telegrafi/