Please enter at least 3 characters.

Laboratorë e kabinete të reja për shkollën teknike "Mehmet Isai" në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se Investimet në fushën e arsimit po tregojnë edhe rezultate konkrete te nxënësit.

Ai tha se shkollën  Teknike “Mehmet Isai” kanë pajisur këtë shkollë me laboratorë bashkëkohorë dhe kabinete pune. Sipas Hysenit, ky investim kap shifrën e mbi 700 mijë euro.

“Si rezultat, kemi pasur rritje të madhe të interesimit të nxënësve për këtë shkollë dhe përgatitje më cilësore për tregun e punës”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, thekson se ky projekt është dëshmi e qartë e përkushtimit për ta kthyer premtimin elektoral në realitet. /Telegrafi/