Please enter at least 3 characters.

Kylie vallëzon me “jashtëtokësorë” në këngën e re (Video)

2016/01/minogue-i-jep-fund-lidhjes-pes-euml-vje-ccedil-are_hd.jpg

Kylie Minogue ka befasuar adhuruesit e saj me një këngë të re të publikuar mbrëmë.

Kënga e re e saj titullohet ‘Absolutely Anything and Anything At All’ dhe është realizuar për filmin e ardhshëm të komedianit Terry Jones, ‘Absolutely Anything’.

Vetë natyra e filmit është komedi-shkencë. Kylie tha se është adhuruese e Monty Python, anëtar i së cilit është Terry dhe se ishte nder të bënte këngën për filmin, transmeton Koha.net.

Ndërkohë këngëtarja është duke punuar në një album me këngë krishtlindjesh.