Please enter at least 3 characters.

Kylie Jenner dhe Travis Scott në skena 'të nxehta' në premierën e dokumentarit të ri për reperin

2019/08/GettyImages-1170639536-e1566990734905.jpg
235:"SANTA MONICA, CALIFORNIA - AUGUST 27: Travis Scott and Kylie Jenner attend the premiere of Netflix's "Travis Scott: Look Mom I Can Fly" at Barker Hangar on August 27, 2019 in Santa Monica, California. (Photo by Rich Fury/Getty Images)
12:"Getty Images

Kylie Jenner pati një paraqitje mahnitëse së bashku me partnerin e saj, Travis Scott, dhe vajzën e tyre në dokumentarin më të ri të Travis, i cili u dha premierë nga "Netflix" në Santa Monica

Miliarderja 22-vjeçare dukej mbresëlënëse veshur me një fustan të bardhë, përmes së cilit theksoi linjat e saj trupore.

Travis Scott dhe Kylie Jenner në premierën e dokumentarit të ri të reperit (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Kylie dhe Travis kishin me vete në premierë vajzën e tyre Stormi, e cila bëri debutimin e saj në një tapet të kuq, për premierën e dokumentarit të ri për babanë e saj.

Travis dukej po aq elegant sa Kylie, duke zgjedhur të vishte një kostum ngjyrë kafe saten, këmishë të errët dhe këpucë të mbyllura.

Dokumentari i ri i reperit nga "Netflix" flet për turneun e tij fitimprurës ASTROWORLD nëpër botë, duke treguar suksesin e albumit të tij, që qëndroi në krye të Billboard 200.

Filmi i ëmbël prek pak edhe romancën e tij me Kylie, si dhe jetën e tyre familjare me vajzën 18 muajshe Stormi.

 Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Duke treguar dashurinë e tyre, çifti kanë dhuruar puthje të ngrohta për njëri-tjetrin para kamerave.

Ata kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithë për momentet intime që shfaqën në tapetin e kuq të premierës./Telegrafi/