Please enter at least 3 characters.

Ky është vendi ku u gjet aeroplani i rrëzuar (Foto)

2016/09/Vendi-ku-eshte-gjetur-aeroplani-Piper.jpg

Vendi ku është gjetur aeroplani i rrëzuar para një ore, është fshati Vetersko i Velesit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Banorët e vendit 'Koze' janë paraqitur në polici për të lajmëruar se kanë dëgjuar goditje të mëdha në tokë dhe kanë parë shumë tym. Shërbimet e shpëtimit thonë se avioni ishte në flakë, dhe terreni është i paarritshëm.

Aeroplani i njejtë, sipas informacioneve jo zyrtare, ka pasur 6 persona në të dhe anëtarë të ekuipazhit. Nga media të ndryshme në Maqedoni, flitet se në aeroplan ka pasur biznesmenë. /Telegrafi/