Ky është reagimi i Lorik Canës pas pranimit të Kosovës në FIFA (Foto)
13/05/2016
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka reaguar pas pranimit të Kosovës në FIFA.
Anëtari i skuadrës franceze Nantes, ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të uruar Kosovën për pranimin në FIFA.
Gjithsesi Loriku ka thënë se shpreson që sa më parë të jetë një e ardhme mbarëkombëtare.
“Kosova anëtare më e re në FIFA. Urime, urime, urime”.
“Tani që jemi të barabartë dhe të mosvarur, shpresoj të kemi zhvillim, suksese dhe sa më shpejt të jetë e mundur një të ardhme mbarëkombëtare. Jemi një”, shkroi Cana. /Telegrafi/


