Ky çift i moshuar bashkëshortor është bërë hit në internet, mësoni arsyen interesante (Foto)
Një çift simpatik i moshuar të cilët vishen në rroba të “njëjta”, janë komplimentuar për romancën e tyre dhe metodën interesante për ta mbajtur dashurinë e tyre të freskët edhe pas plotë 52 vite që janë bashkë.
Fran dhe Ed Garguila veshin çdo ditë rroba me ngjyra të njëjta, dhe për çdo moment kompimentojnë njëri-tjetrin për dukjen e tyre të bukur, transmeton Telegrafi.
Fotografitë e tyre interesante janë shpërndarë në internet nga nipi i tyre Anthony Garguila, ndërsa interesimi i njerëzve për t’i shikuar fotografitë e tyre ka qenë tejet i madh.
“Kurrë nuk kam besuar se postimi i gjyshes dhe gjyshit tim do të bëhet viral”, ka thënë nipi i tij i cili kishte pranuar mbi 34.369 cicërima nga ky postim.
Dyshja Ed 76-vjeç dhe Fran 74, kanë filluar të vishen njëjtë që kur kanë filluar të vallëzojnë nëpër ahengje të ndryshme. /Telegrafi/


