Please enter at least 3 characters.

​Kuvendi zgjodhi kryesuesin dhe dy anëtarë të bordit të ZRRE-së

2018/10/zrre.jpg

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur kryesuesin dhe dy anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Me 64 vota, mazhoranca zgjodhi Ymer Fejzullahun për kryesues, ndërsa Gani Buqaj dhe Lutfie Dervishin, anëtarë të Bordit të ZRRE-së.

Pas votimit të këtyre tre anëtarë është kompletuar bordi i këtij institucioni energjetik.

Ndërkohë, procesin e votimit e bojkotuan opozita.