Please enter at least 3 characters.

​Kuvendi i Mitrovicës së Veriut mbështeti sërish hapjen e urës së Ibrit

2024/05/procesi-i-votimit-ne-komunat-Veriore-te-Kosoves-Mitrovica-Veriore-foto-Ridvan-Slivova-64.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Asamblistët e Kuvendit të Mitrovicës Veriore sot e kanë mbështetur vendimin për hapjen e urës mbi lumin Ibër i cili vendim ishte marrë në prill të vitit 2023.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin asamblistja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Aida Doli.

“Po, është diskutuar dhe ne si Kuvend i qëndrojmë mbrapa vendimit që e kemi marrë në Prill, të vitit të kaluar”, ka thënë Doli.

Ndryshe, ky vendim është marrë në muajin prill të vitit 2023 në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës Veriore. /Telegrafi/