Please enter at least 3 characters.

Kuvendi i Kosovës debaton për kazinotë dhe lojërat e fatit

2018/11/kuvendi12.jpg

Vrasja e dy personave në kazino ka shtyrë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të kërkojnë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

“Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.

Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/