Kushtrim Kelani dhe Shkurte Haxhiu - dy banorët e tjerë që futen në BBVK
17/11/2025
Këngëtari Kushtrim Kelani i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Ai u shpreh i lumturinë për mundësinë dhe bëri disa deklarata gjatë klipit prezantues.
E pas tij, në shtëpi hyri Shkurte Haxhiu, e cila po ashtu këta muaj të fundit ka qenë aktive nëpër media.
E njëjta ka bërë disa deklarata nëpër emisione që kanë bërë bujë të madhe, e janë komentuar gjithandej.
Veç kësaj, ajo merret edhe me humanizëm që një kohë të gjatë, ashtu siç ka potencuar.
Pritet të shihet në vazhdim se si do të zhvillohet loja e tyre dhe çfarë kanë përgatitur për publikun.


