Please enter at least 3 characters.

Kushti i Alves për t'iu bashkuar Arsenalit: Të paguhet 200.000 funte në javë

2019/07/DaniAlvesbrazil1-1-e1563293177972.jpg
255:"BELO HORIZONTE, BRAZIL - JULY 02: Dani Alves of Brazil controls the ball during the Copa America Brazil 2019 Semi Final match between Brazil and Argentina at Mineirao Stadium on July 02, 2019 in Belo Horizonte, Brazil. (Photo by Pedro Vilela/Getty Images)
12:"Getty Images

Dani Alves është i interesuar që t'i bashkohet Arsenalit dhe është i gatshëm të pranojë zvogëlim të rrogës - bëjnë të ditur mediat angleze.

Braziliani është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Paris Saint-Germainin, ndërsa për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe Manchester City, Tottenham Hotspur dhe Interi.

Por, sipas The Sun, 36-vjeçari dëshiron të punojë sërish me Unai Emeryn, mirëpo paga e tij mund të paraqesë problem për Topçinjtë.

Dani Alves (Foto: Bruna Prado/Getty Images/Guliver)

Alves është paguar 230.000 funte (254.530 euro) në javë te PSG, ndërsa është pajtuar që ta ulë pagën e tij në 200.000 funte (221.360 euro) në javë për të luajtur te Arsenali.

Megjithatë, pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i klubit anglez nëse do të nënshkruajë me mbrojtësin e djathtë, i cili ka fituar gjithçka në karrierë me klube. /Telegrafi/